AKTUALE

Ndërroi jetë ish drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muhamet Sherifi

Banner

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi.

Në njoftimin mortor të teatrit thuhet se kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm.

“Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe shumë më gjerë, duke e trasuar rrugën e tij drejt afirmimit në nivel rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin mortor.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari

Gjyla Halili

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 20 gradë

Gjyla Halili

Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës vizitoi Vatrën

Gjyla Halili