AKTUALE

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një polici, i cili dyshohet se ka penguar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës, respektivisht gjatë transportimit të një të dënuari nga burgu i Idrizovës, në Qendrën Klinike në Shkup. Nga MPB nuk tregojnë për moshën e policit, por theksojnë se bëhet fjalë për personin me iniciale S.S., i punësuar në Departamentin për sigurim të personave dhe objekteve të caktuara.

“Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe ka penguar zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup gjatë kryerjes së detyrave, përcjellje të një të dënuari nga Burgu i Idrizovës në kompleksin e klinikave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗞ë𝗿ç𝗼𝘃ë𝘀-𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗺ë 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗻ë 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗷𝘂𝗴𝗽𝗲𝗿ë𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗱ë𝗿 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻ë 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗻ë 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁!

Gjyla Halili

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të jetë mike e ngushtë drejt rrugës suaj në BE

Gjyla Halili

Bdi: Vullneti i popullit nuk mund të injorohet

Gjyla Halili