AKTUALE

Gashi: Albin Kurti nuk është kundër askujt, ai e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë

Albin Kurti nuk është kundër askujt. Ai e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu tha Afrim Gashi, duke u përgjigjur pyetjes së nëse është betejë mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit.

“Beteja është e shqiptarëve të Maqedonisë. Është VLEN-i nga njëra anë dhe BDI. Mirë është që u bënë dy blloqe dhe shqiptarë ta kanë të qartë se si duhet të votojnë”, u shpreh Gashi.

Ai tha se deputetët do të ndahen në mes VLEN-it dhe BDI-së.

Gashi tha se është e qartë se ku shkon përkrahja e Albin Kurtit por se ai nuk ka betejë me dikë.

“Albin Kurti dhe VV e përkrahin një bashkim të tillë të shqiptarëve, mendoj se edhe Shqipëria duhet ta përkrah një bashkim të tillë”, u shpreh Gashi.

Banner

Related posts

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”

Gjyla Halili

Shoqëria LËVIZJA: Me pjesëmarrje masive të mbështesim studentët në protestë

Gjyla Halili

Lladrovci: Pa përkrahjen e Shqipërisë dhe NATO-s në krye me Amerikën, nuk do të arrinim as çlirimin e as shpalljen e Pavarësisë

Gjyla Halili