AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari: Univerzitet do të kenë përkrahjen tonë në çdo proces

Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokrati për Integrim, Rina Ajdari bëri të ditur dorezimin e propozim- Ligjit për plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për të punësuarit në institucionet e arsimit të lartë publik.

“Do të kemi unifikim të pagave në nivel nacional në të gjitha universitetet publike dhe me këtë nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi ndaj asnjë universiteti publik në vend”- ka shkruar Ajdari.

Ja postimi plotë:

📌Sot, në Kuvend, kemi dorëzuar propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknik.

👉Do të kemi unifikim të pagave në nivel nacional në të gjitha universitetet publike dhe me këtë nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi ndaj asnjë universiteti publik në vend.

👉Universitetet do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen tonë që nga themelimi dhe gjatë gjithë procesit të zhvillimit dhe ngritjes së nivelit të tyre.

Banner

Related posts

Presidenti Donald Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Gjyla Halili

Arianit Xhaferi – Bilall Kasamit: Jeni bë mashtrues më i keq se Teuta Arifi. Qentë endacakë do na hanë fëmijët

Gjyla Halili

Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani

Gjyla Halili