Presidenti aktual dhe kandidat për mandat të ri Stevo Pendarovski duke folur për anketat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale sonte në Tema e ditës në TV Sitel theksoi se kryetari i VMRO-së – DPMNE, Hristijan Mickovski flet se kandidati i tyre do të prijë me mbi 100 mijë vota në raundin e parë të zgjedhjeve, pa në këtë rast të tregojë se si do të jetë raporti në raundin e dytë.
“Të gjitha parashikimet e tyre bazohen në raundin e parë. Askush asnjëherë nuk është bërë, me shtatë kandidatë, president në raundin e parë. Pra, anketat që unë i di, ndërsa i dinë edhe në VMRO-DPMNE, është se në raundin e dytë unë me siguri do ta fitoj kandidatin e tyre”, tha Pendarovski.
Elaboroi se kushti që një kandidat të fitojë në raundin e parë është për të të votojnë 50 për qind plus një qytetar, nga të gjithë personat e regjistruar në listën zgjedhore, do të thotë rreth 900 mijë qytetarë, që, siç theksoi presidenti është absolutisht e pamundur.
Për atë nëse mbështetja e LSDM-së shkon në favor të tij, Pendarovski tha se në kongresin e djeshëm të partisë është treguar se ekzston një pajtueshmëri e lartë e trupit votues partiak me një kandidat që nuk është anëtar i partisë politike.
Në pyetjen nëse mosnënshkrimi i Ligjit për Lojërat e Fatit është një nga arsyet që të mos marrë mbështetje nga BDI që në raundin e parë, Pendarovski thotë se të parët e BDI-së që në fillim kanë thënë se nëse opozita shqiptare shkon me kandidatin e tyre edhe ata do të duhet të shkojnë me kandidatin e tyre, duke marrë parasysh efektin psikologjik më vonë gjegjësisht për dy javë, gjatë zgjedhjet parlamentare.
Në lidhje me bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale nga ana e BDI-së, Pendarovski thotë se nëse zgjedhjet dështojnë në afat prej 40 ditëve duhet të përsëriten, por ai shton se i dëgjon analizat dhe nuk mund të kuptojë pse BDI do të bojkotonte. “Nuk e di pse BDI do ta bojkotonte raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, thotë Pendarovski.
Pendarovski tha se pret mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike, sepse siç theksoi, askush nuk mund të bëhet president nëse nuk merr mbështetje të gjerë qytetare.
Sipas tij, një mbështetje e gjerë është e nevojshme jo vetëm për shkak të jehonës, por para së gjithash edhe për legjitimitetin dhe besueshmërinë e mëtejshme politike të presidentit.
Duke folur për dallimet mes tij dhe kandidatëve të tjerë, Pendarovski tha se disa nga kandidatët po përpiqen të imponojnë një rishikim të dokumenteve themelore mbi të cilat mbështetet kohezioni i brendshëm, MKO apo marrëveshjet me të cilat jemi bërë anëtare e NATO-s apo shtet me të cilën negocion me BE-në, flas për Marrëveshjen e Prespës dhe një vit më parë Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Nëse ju i kontestoni ato tri marrëveshje dhe në të njëjtën kohë nuk ofroni alternativë, si atë marrëveshje mund të jenë më të mia…”, tha Pendarovski, i cili tha se për të gjithë ministrat, deputetët e VMRO DPMNE-së, shtesa Maqedonia e Veriut është e papranueshme dhe se në asnjë paraqitje të tyre deri më tani nuk kanë thënë Maqedonia e Veriut, ndërsa marrin rrogë me atë emër.
Duke folur për VMRO-DPMNE-në, Pendarovski tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së është sekretar i përgjithshëm i Nikolla Gruevskit dhe zgjedhja e tij personale për kryetar të partisë, njeriu i dytë Aleksandar Nikollovski është një njeriu i cili ishte fizikisht i pranishëm në Vjenë pranë Gruevski kur ai e dha urdhrin për sulm dhe hyrje në Kuvend, Antonio Millosovski të themi numër tre atje dhe ka pasur procese gjyqësore.