AKTUALEKOSOVË

Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit në një kohë të caktuar dhe i njëjti mund të marr pjesë nga drafti i propozuar nga BE-ja.

Ai tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marr pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim”, deklaroi ai në RTV 21.

Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim.

“Jo nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas marrëveshjes së 2013 kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçak tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit”.

“Jo, e ka pranuar do të thotë e ka marrë në dorë, por jo me zbatuar i vjen që e kemi pranuar e kemi marrë, na e kanë sjellë”, tha Konjufca.

Related posts

Banka Botërore për RMV-në: Ngrirja e çmimeve është masë afatshkurtër, duhet të sigurohen vende pune më të paguara

Gjyla Halili

2 milionë euro harxhohen çdo vit për kuadro partiake nëpër borde

Gjyla Halili

Amanda Holden shndërrohet në Marilyn Monroe me një nga dukjet e fundit në një festë

admin