AKTUALE

KSHZ me propozim për Kuvendin – në Kodin zgjedhor për këto zgjedhje të futet dispozita kalimtare dhe të vlejnë dokumentet e vjetra valide

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Dashtevski sot deklaroi se KSHZ propozon që në Kodin zgjedhor të futet dispozita kalimtare me të cilën do të mundësohet në këto zgjedhje të votohet edhe me dokumentet e vjetra valide.

“Si KSHZ, në Kuvend dhamë një propozim – në Kodin zgjedhor të bëhet ndryshimi në të cilin do të ketë dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje, të vlejnë edhe dokumentet e vjetra valide, në mënyrë që të mund të votojnë të gjithë qytetarët. A do të miratohet kjo apo jo, varet nga Kuvendi”, theksoi Dashstevski.

Sa u përket personave të cilët mbushin 18 vite, Dashtevski tha se ata do të mund të paraqiten në mënyrë që të futen në Kodin zgjedhor.

“Për të plotëssuarit është gjetur zgjidhje dhe saktë dihet sipas ligjit  deri kur do të mund të regjistrohen. Ajo që është brenda ligjit, është ajo”, tha ai.

Përndryshe, me deklaratën e sotme solemne të Abdush Demirit u kompletua përbërja shtatëanëtarëshe e Komisionit shtetëror zgjedhor, pasi që për disa muaj ishte i zbrazur vendi pas largimit të Krenar Llogës, i cili u bë ministër i Drejtësisë. Anëtari i ri i KSHZ-së ishte propozim o koalicionit opozitar shqiptar.
Dashtevsski konsideron se Demiri do ta kryejë ndërgjegjshëm dhe profesionalisht detyrën e tij.

“Në deklaratat e mia të mëparshme isha optimist dhe isha i sigurt se do të zgjedhet anëtari, kështu që u kompletua përbërja e KSHZ-së me shtatë anëtarë dhe nuk u la hapësirë për çfarëdo lloj manipulimesh që mund të krijojë thjeshtë dyshim, por nuk do të thotë se do të ketë”, tha Dashtevski.

Demiri deklaroi se do t’i kryejë detyrat e veta në pajtim me Kodin zgjedhor.

“Pas një procesi të gjatë prej një viti, përfundimisht opozita shqiptare e mori përfaqësuesin e vet në KSHZ. Nuk e dimë përse ky proces zvarritej, edhe pse me ligj vendi ishte i rezervuar për opozitën shqiptare”, tha Demiri.

Related posts

Gjykata e lartë administrative aprovon shkarkimin e Qani Nesimit, fiton Shaqir Fetahu

Gjyla Halili

VLEN: Myku i BDI-së do të çrrënjoset

Gjyla Halili

Diplomati ynë shoqëron nxënësit, janë në gjendje të mire, Osmani flet për gjendjen e nxënësve nga RMV-ja të prekur nga tërmeti

admin