AKTUALE

Ambasadorja gjermane Dreksler u njoh nga afër me punën e ITSHKSH-së

Banner

Ambasadorja e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Petra Dreksler sot e ka vizituar Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast nga drejtori, prof.dr. Skender Asani është njoftuar mbi shumë aspekte të funksionimit të këtij Institutit, duke bërë edhe një kronologji të shkurtër që nga themelimi e deri më sot.

Drejtori Asani ka potencuar gjithashtu disa nga arritjet e deritanishme, përfshi hapjen e 18 departamenteve hulumtuese-shkencore, me theks të posaçëm përkushtimi për mbrojtjen e trashëgimisë së Nënës Terezë, si dhe edukimi dhe hulumtimi mbi Holokaustin. Në kontekstin e këtyre të arriturave, drejtori Asani e njoftoi Ambasadoren Dreksler edhe zyrtarizimin e gjashtë qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe qendrës dokumentare-multimedielae dhe të mërgatës.

Ambasadorja Dreksler, nga ana e saj, e përgëzoi drejtorin për kontributin e Institutit në krijimin e urave lidhëse mes kulturave të ndryshme dhe në punën hulumtuese të departamenteve, duke veçuar me këtë rast edhe nxjerrjen në dritë të botimeve të cilat e zbardhin historinë si dhe për përpjekjet për të kultivuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e frytshëm mes komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

Duke uruar që mbështetja dhe bashkëpunimi me Gjermaninë të vazhdojë, drejtori Asani në fund të takimit ia dhuroi ambasadores një përzgjedhje të botimeve të Institutit.

Banner

Related posts

Frutex L.L.C dhe Poliklinika Avicena KS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

admin

Kandidatura për president, Bela: Taravari i shërben paturpësisht VMRO-DPMNE-së, po bën politikë përçarëse…

Gjyla Halili

Sukses i madh i Darkës për fondet nga Jehona e Malësisë

Gjyla Halili