AKTUALE

ASHMAA dënon gjuhën e urrejtjes së Apasievit ndaj “Kanal5”: Tejet vulgar dhe i papërshtatshëm!

Banner

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon fjalimin tejet vulgar dhe të papërshtatshëm të kryetarit të partisë politike “E Majta”, të të Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, i cili i referohet televizionit “Kanal5”.

“Përskaj etiketimit dhe diskreditimit publik të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, “E Majta” u bën thirrje edhe për bojkotim, gjegjësisht mos-reklamim në “Kanal5”, duke përmendur një antifushatë të organizuar sistematike.

Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe personazhe publike që duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe medias. Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalëve të tyre dhe përgjegjësinë që kanë para qytetarëve.
Komunikimi jo i duhur ndikon negativisht në lirinë e shprehjes, mbi të gjitha në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias”, thuhet në reagimin e ASHMAA.

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike: Qeveritarët rrisin rrogat e veta në mbi 2.000 euro, për qytetarët vetëm 2.000 denarë

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Mickoski: Trajkovski ishte një burrë shteti me vizion dhe një lider që besonte në pajtim

Gjyla Halili