AKTUALE

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare: Më mirë të fitojë BDI-ja, VLEN tallet me intelegjencën e shqiptarëve, VLEN-RREN!

Alisetar Bojana, përfaqësues i diasporës shqiptare të Maqedonisë në Zvicër ka reaguar pas publikimit të sondazhit të rrejshëm të VLEN.

Bojana ka krahasuar VLEN-in me RREN, raporton indeks.mk

Në një koment në rrjetet sociale ai ka thënë se kjo opozitë vetëm quhet ashtu, pra emrin e ka merak të quhet “opozitë” ama të gjithë njëri pas tjetri e kanë shijuar pushtetin.

“Kjo opozitë vetëm quhet ashtu, pra emrin e ka merak të quhet “opozitë” ama të gjithë njëri pas tjetri e kanë shijuar pushtetin, çka bënë deri sa ishin në pushtet? Prandaj them edhe atë shumë fortë, më mirë bdi të fiton se këta, në esencë asgjë, bash asgjë nuk dallojnë nga bdi!”, ka shkruar Bojana.

Postimi i tij ka krijuar debat dhe ai ka vazhduar të zbardhë argumentet që sipas tij VLEN nuk duhet të fitojë.

“Ju po ua lani kokën me akull shqiptarëve me disa fjalë “ndryshimi filloi, ia vlen”! Po talleni me inteligjencën e shqiptarëve, edhe pse e dini fare mirë se bash asgjë nuk vlen dhe asnjë ndryshim nuk do të bëni”, ka replikuar Bojana me një mbështetës të VLEN./indeks.mk/

Banner

Related posts

Bilall Kasami kërkon “20 mandate deputetësh” nga shqiptarët

Gjyla Halili

VMRO do t’i bëj anketa kandidatëve të saj që konkurrojnë për kryetar të komunave

Gjyla Halili

Sot mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i ASH-së së Ziadin Selës

Gjyla Halili