AKTUALE

Toshkovski: Punojmë edhe të dielave për të dhënë sa më shumë dokumente

Sektori për personalizimin e dokumenteve personale në kuadër të Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion të MPB-së, ku punohen dokumentet personale, punon edhe të dielave, ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Falenderoj edhe këta kolegë që me të vërtetë bëjnë perpjekjet e tyre që ky proces të ecë pa ndërprerje dhe me kapacitet maksimal, pavarësisht se çdo ditë përballen me probleme të ndryshme, si nga pikepamja teknike ashtu dhe nga ajo e kuadrove”.

Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka vizituar stacionin policor “Beko” në qendër të qytetit, ku edhe ka njoftuar se aktualisht është duke u trajnuar një grup i ri punonjësish të policisë, të cilët i janë bashkuar vullnetarisht procesit të dhënies së dokumenteve personale.

Ndërkaq, zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmacaliev dje njoftoi se brenda një muaji kanë arritur 295,000 formularë të rinj pasaportash dhe se nuk ka kaos në Ministrinë e Brendshme, pasi që siç bëri të ditur ai ditën e djeshme kanë mbërritur 85 mijë formularë të rinj të pasaportave. SHENJA

Banner

Related posts

Mish i shijshëm përplot lëng me kore kërcëlluese!

admin

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Gjyla Halili

Ahmeti nesër takon popullin në Çashkë

Gjyla Halili