AKTUALE

Operacioni “Çibuk”/Prokuroria: Procedurë hetimore për 10 persona!

Banner

Sipas Prokurorisë, gjatë së shtunës departamente policore nën ushëheqjen e prokurorit të lëndës, kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor me emrin e koduar “Çibuk”, ku ishin kryer bastisje në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë dhe Burgun e Prilepit dhe janë ndaluar 8 persona kurse janë konfiskuar 13 thasë më 193 qese të vakumuara me marijuana me sasi 99 kilogram dhe 630 gram.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana të rrezikut nga arratisja dhe të shkatërohen gjurmët e veprës penale dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve, Gjykatës Penale në Shkup I ka propozuar paraburgimin për 8 të dyshuarit. Dy të tjerët vuajnë dënimin në Burgun e Prilepit.
Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së, ka dhënë urdhër që të zbatohet procedura hetimore kundër 10 personave, për tregti të jashtëligjshme me droga narkotike.

Banner

Related posts

Sela takim me strukturat e ASH-së në Studeniçan dhe Haraqinë

Gjyla Halili

DPHM: Nga e marta reshje lokale shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore

Gjyla Halili

Karvani i Forumit Shqiptarë sot në Dinoshë dhe Vuksanlekaj

admin