KOSOVË

Abazoviç: Mali i Zi nis programin hapësinor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën e sotme të qeverisë njoftoi se vendi do të nisë programin e tij hapësinor.

Gjithashtu bëri me dije se Mali i Zi po nis zhvillimin e satelitit Lucha dhe që do të financohet nga Fondi i Inovacionit.

Mali i Zi po nis programin e tij hapësinor dhe po fillon zhvillimin e satelitit Lucha, i cili duhet të lëshohet në hapësirë. Ai do të financohet nga Fondi i Inovacionit. Nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, kërkon shumë punë. Por Mali i Zi do të hapë një tjetër perspektivë, e cila është të bëhet një komb që merr pjesë në aktivitetet e vendeve të tjera të botës”, tha Abazovic.

Gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë novatorët me para.

Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë. /Tanjug

Banner

Related posts

Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

admin

Osmani prezantoi planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Hoxha në OKB, kundërshton krahasimin e zonave të okupuara të Ukrainës nga Rusia me Kosovën

admin

Leave a Comment