AKTUALE

Osmani në hapjen e Konsullatës së Nderit në Antalia

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, hapi Konsullatën e Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Antalia, Republika e Turqisë.



Konsulli i Nderit, Ali Kizilda është një anëtar i njohur i komunitetit të biznesit të Antalias me një përvojë 35 vjeçare në fushën e turizmit.



Në fjalën e tij përshëndetëse, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e lidhjeve të biznesit.



“Ka mundësi që duhen të shfrytëzohen maksimalisht si në nivel shtetëror ashtu edhe nga komunitetet e biznesit. Ndër qëllimet tona kryesore me hapjen e Konsullatës së Nderit në Antalia është arritja e nivelit të dëshiruar të bashkëpunimit ekonomik dhe turistik si dhe promovimi i mundësive të biznesit për investime në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani.



Ndër të tjera, Osmani theksoi se hapja e Konsullatës së Nderit do të jetë një inkurajim shtesë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme, pasi rajoni i Antalisë është një nga qendrat më të zhvilluara industriale, turistike dhe bujqësore.



“Shumë turistë nga vendi ynë shkojnë Antalia, por edhe më shumë turistë nga Turqia vijnë në Maqedoninë e Veriut. Tash e disa vite turqit janë turistët më të shumtë në vendin tonë, për çka është i domosdoshëm promovimi i mëtejshëm i të dyja destinacioneve”, tha Osmani.



Në Konsullatë Osmani realizoi takim me qytetarët tanë të dalluar në Turqi, fitues të MKartës, të cilëve ua ndau atë dhe shprehu mirënjohje për interesimin e treguar për projektin dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendin tonë.

Related posts

Shiu zbulon mashtrimet e Bilall Kasamit. Vetura bie në kanal!

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI Z. BASRI EF KURTISHIN IMAM NË KOPENHAGË TË DANIMARKËS

admin

Arrestohet një person në Tetovë, dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Gjyla Halili