AKTUALE

Thirrje e kryetarit të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA – Kërçovë lidhur me koalicionin opozitar VLEN!


I dashur popull !
E shtrenjta Kërçova ime !
Qytet i bekuar nga Krijuesi, por i mposhtur nga krimi, vrasjet, grabitjet, gjobvëniet, korrupsioni dhe vjedhjet.

Jetojmë në një shtet ku krimi dhe pushteti apo pushteti dhe krimi sot janë bërë një !
Maqedonia e Veriut është nën terrorin e krimit dhe oligarkisë !
Shpresa vjen nga reagimi ynë qytetar.., reagim i cili kërkon kurajo, guxim, besim dhe përgjegjësi.

Ne sot po ballafaqohemi me një situatë tejet të vështirë dhe kritike për vendin tonë.
Fillimisht po ballafaqohemi me fenomenin më shkatërrues që mundet ti ndodhi një vendi e që është ikja masive e të rinjëve.
Po ballafaqohemi me mungesë të kushteve spitalore, mbylljen e bizneseve, fenomenet negative, varësinë ndaj lojërave të fatit, kazinove, ku më pas si pasojë rezulton me vetëvrasje, vrasje, probleme familjare, divorce..

Të dashur prindër, mjekë, mësimdhënës, intelektual !
E shtrenjta rini !

Bëhuni krahë me ne që ti themi stop krimit, korrupsionit për luftimin e të cilit duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete.

Si rezultat nga udhëheqësit aktual ne si të rinjë ndodhemi në një udhëkryq tejet të vështirë.
A jeni gati ti kthejmë dinjitetin këtij vendi ?!
Që të mos largohet rinia, intelektualët dhe profesionistët.
Që rendi dhe qetësia publike të jetë prioritet për qytetarët dhe jo shqetësim për ta nga krimi që fle në oborrin e udhëheqësve dhe pushtetarëve.
Që iniciativa e lirë të vlerësohet si partnerë dhe jo si kundërshtarë.
Që të rinjëve dhe qytetarëve ti’u jepet mundësia dhe jo të jenë objekt barrierash dhe pa’mundësish nga pushteti aktual.
Që pushteti dhe udhëheqësit e tanishëm të guxojnë të ndahen nga arroganca, paaftësia dhe interesat e tyre dhe miqëve të tyre.
Të bëhemi bashkë për të realizuar synimet tona jetësore këtu në vendlindje dhe të mos bëhemi puthadorës që me një pozicion apo rrogë poshtëruese të vulosim ikjen nga vatrat tona e të vrasim me duart tona shpresën e pasaardhësve që do na vijnë.

Bëhuni bashkë pjesë e ndryshimit që shëndetësia të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo bankë për interesat e udhëheqësve dhe miqëve të tyre.
Që familjet në nevojë të jenë objekt dhe prioritet ndihme nga shteti dhe jo persekutim dhe mungesë vëmendjeje.

Bëhuni krahë  të gjithë sëbashku të luftojmë:

Që mediat të jenë të lira dhe të pavarura dhe jo objekt blerjesh dhe manipulimi nga pushteti aktual.
Që institucionet e pavarura ti shërbejnë ligjit dhe qytetarit, por jo objekt kërcënimi dhe shërbimi ndaj udhëheqësve dhe pushtetarëve.
Që parlamenti të jetë tempull i demokracisë dhe jo strehë e krimit dhe korrupsionit.
Që reagimi i shoqërisë civile, i opozitës apo i qytetarëve të jetë normë dhe të mos shoqërohet me frikë, kërcënime, dhunë, shantazhe dhe arrestime nga pushteti aktual.
Që pushteti i votës të jetë një e drejtë dhe jo plaçkë apo send për tu blerë nga funksionarët dhe bashkëpuntorët e tyre.
Që Kushtetuta është dhe duhet të respektohet si themeli i shtetit dhe jo si një roman ku një faqe ti lexohet dhe dy ti grisen.

Dhe për fund e pafund që opozita VLEN dhe është vlerë që duhet të respektohet si e tillë.
Ne jemi vetëm një pjesë e vogël e turmës që refuzojmë të nënshtrohemi dhe refuzojmë të dorëzohemi.
Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit, sepse ndryshimi nis nga Ti !

Related posts

Ambasada gjermane e uroi Siljanovska Davkovën për ndërmarrjen e rolit të saj si gruaja e parë presidente

Gjyla Halili

Mickoski para samitit të NATO-s në takim me diasporën e bashkuar maqedonase

Gjyla Halili

Mexhiti pas takimit me Kurtin: Morëm mbështetje të parezervë

Gjyla Halili