AKTUALE

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka iniciuar procedurë kundër 52-vjeçarit banues nga Veleshta i cili dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj punonjësit të shëndetësisë dhe bashkëpunëtorit shëndetësor gjatë kryerjes së veprimtarisë shëndetësore.

Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një motër mediciale në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, pas së cilës është larguar me vrap.

Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit.

Banner

Related posts

Pse partitë maqedonase nuk duan që Bujar Osmani të jetë kryediplomat? Përgjigjet ministri

admin

Diaspora Zhelinë: Blerim Sejidu rikandidon pëe t’i ikur drejtësisë. Shiti gjithë tokat publike

Gjyla Halili

Jovanoviq: Qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s, askujt nuk i duhet ndikimi i një diktatori si Putini!

Gjyla Halili