AKTUALE

DOKUMENT/ Skandalet skanë të ndalur, Kasami e “qeras” edhe me një tender kompaninë “On Media”

Nuk ka ditë që nga Komuna e Tetovës që është nën udhëheqje të Bilall Kasmit nuk del nga një skandal.

Ditë më parë, portali informativ, indeks.mk raportoi se kreu i Lëvizjes Besa i ka ndarë kompanisë “On Media” dy tender brenda një kohe të shkurtër nga data e themelimit.

Sipas informacioneve, tenderi i parë ka qenë për shërbime IT kurse të dytin për të cilin kemi siguruar edhe dokumente që kap vlerën e 2 milionë denarëve pa TVSH.

Nëse shohim ofertën, del që këto mjete nga arka e komunës së Tetovës do të jepen për fushatën e cila na pret sepse mjetet janë dhënë që në kthim, Kasami të merr mjete që janë të nevojshme për të zhvilluar një tubim, takim me qytetarët, duke filluar nga pajisjet e zërimit, ndriҫimit e deri tek binat e mbuluara të gjëra 10 metra e të larta 8 metra.

Përveҫ kësaj, Kasami pjesë nga mjetet ka ndarë edhe për materiale të shtypura marketing.

Por nuk ka vonuar shumë, Kasami kompanisë “On Media” të formuar nga, Mevlan Osmani dhe bashkëpunëtorët e tij të Lëvizjes Besa i ka dhënë edhe tenderin e tretë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga indeks.mk tenderi i tretë kap vlerën e 993.680.00 denarë pa përfshirë tatimin e vlerës së shtuar. Nëse të njëjtat i konvertojmë në euro, i bije që Kasami, pronarin e “On Media” e ka “qerasur” me tender në vlerë prej 16.078 euro.

Ky tender nga Komuna e Tetovës kompanisë “On Media” i është dhënë për “Mirëmbajtje dhe servisim të pajisjeve hardverike dhe softverike” .
Dyshimet se kjo kompani favorizohet në thirrjet publike janë të mëdha sepse kompania në fjalë me pronar Mevlan Osmanin ka si bashkëpunëtor të afërt, shefin e kabinetit të Bilall Kasamit, Adnan Selmanin me të cilin Osmani është parë në disa fotografi, për më tepër të njëjtit janë parë të fotografuar edhe në Spanjë, kur po kryenin pushime s’bashku.

Këto janë vetëm disa nga dokumetet që janë publikuar, sqarim, indeks.mk ka edhe dokumentacionin e plotë të kësaj marrëveshje, “kontrate” mes Komunës dhe “On Media”./indeks.mk/

Related posts

Musa Xhaferi: Nuk jemi njoftuar për vendimin e partisë

admin

Gazetari, Nevrij Ademi përjeton një surprizë emocionuese nga njerka e tij në emisionin SOL

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në iftar me KV “Migjeni”

Gjyla Halili