AKTUALE

Publikohet kalendari i Ramazanit për RMV-në

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillim i Muajit të Shenjtë mysliman dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka publikuar kalendarin e Ramazanit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, transmeton TV21.

Mësohet se Ramazani do të fillojë më 11 mars dhe do të zgjasë 30 ditë. Dita e fundit e agjërimit do të jetë më 9 prill.

Bajrami i Ramazanit do të festohet më 10 prill, duke nisur me faljen e namazit të bajramit në ora 06:43.

Kujtojmë se brenda muajit të Ramazanit do të ndërrohet edhe përllogaritja e kohës – kalojmë në llogaritjen verore. Siç ndodh rëndom, ndërrimi i llogaritjes së kohës bëhet në fundjavën e fundit të muajit – tani do të jetë në orën 2 të datës 30 prill. Gjegjësisht, akrepat nga ora 2 e mëngjesit zhvendosen në ora 3.

Banner

Related posts

Skender Rexhepi: VLEN-i është bërë si “Big Brother” – nuk dihet kush hyn e kush del

Gjyla Halili

Dilema e BDI-së për njësinë numër 2 – Sadulla Duraku apo Ilir Hasani?

Gjyla Halili

Paradoksi i Fitimtarit në një Fushë të Djegur

Gjyla Halili