Nga 2001 deri 2024, kanë kaluar me shumë se dy dekada!
Pas 23 viteve në Maqedoninë e Veriut, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, pas arritjes së Marrveshjës së Ohrit, dhe fitoreve të ndryshme, pasoi me marrjen e postit të Parlamentit, tash morri edhe postin e Kryeministrisë!
Drejtuesi i këtyre dy pozitave, nga tri sa janë më të mëdha të shtetit, ishte dhe është Komandant Brigade i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Talat Xhaferi!
UÇK me Ali Ahmetin themelues dhe Kryekomandant të Përgjithshëm, po arrijnë hap pas hapi të pushtojnë të gjitha kalatë, nga jashtë e nga brenda!
UÇK në Maqedoninë e Veriut, ka bërë shumë hapa për të arritur deri këtu, ku është gjendja e popullit shqiptar!
Ushtria Çlirimtare Kombëtare, është e vetmja ushtri në botë që ka zhvilluar luftë të armatosur heroike e historike për të realizuar të drejta njerëzore e kombëtare për pozitën e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Në të kaluarën Maqedonia e Veriut ishte antishqiptare, ishte e keqe dhe ishte e padrejtë pothuaj ndaj çdo gjëje shqiptare, këtë e provon katërcipërisht e kaluara e hidhur, prandaj u dasht që UÇK të zhvillonte luftën e saj të shenjtë e të shtrenjtë!
Maqedonia e Veriut, ky Atdhe i madh i shqiptarëve në tokat e tyre të lashta të gjyshërve e stërgjyshërve të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, te UÇK dhe te Ali Ahmeti ka parë dhe sheh besnikrinë e madhe ndaj interesave të Atdheut!
Edhe UÇK e transformuar në partinë politike BDI, por edhe Kryekomandanti i lavdishëm i saj Ali Ahmeti, aktualisht Kryetar i Partise së luftës, ishin dhe mbeten dalëzotësit e fateve të nëpërkëmbura të shqiptarëve të nënshtruar e të përbuzur, të shfrytëzuar e të pushtuar poltikisht dhe ekonomikisht, të varfëruar e të shpërngulur nga tokat e tyre dhe në mërgim, nëpër tërë planetin njerëzor kudo e në çdo skutë!
Bashkimi Demokratik për Integrim e Kryetari i saj Ali Ahmeti, të cilat me vendim në akord të plotë, e kanë derguar simbolikisht Komandantin e UÇK-së Talat Xhaferin në udhëheqje të Kryeministrisë së Maqedonisë së Veriut, ishin, janë dhe mbeten të pamposhtura si vargmalet e sharrit legjendar!
UÇK, BDI dhe Ali Ahmeti, janë të pa arritshme dhe të papërmbysura, sikur ato maja të pashkelura të vargmalit të famshëm heroik të Sharrit, që është granatuar e djegur flakë nga artileria e ushtrisë dhe policisë antishqiptare të Maqedonise së Boris Trajkovskit dhe Ljupqo Georgievskit!
Është fitore historike marrja nga ana e UÇK-së të postit të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut!
Historia do ta vendosë në mesin e fitoreve të mëdha të Kombit tonë!
Kush del, vepron dhe propagandon kundër kësaj fitoreje, do të mallkohet nga gjaku i derdhur pë liri!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Shkurt 2024!