AKTUALE

Fushata zgjedhore në Maqedoni sivjet me sistem “bashkallajku”, fillon me ilahi e hoxhallarë, përfundon me muzikë e këngëtarë!

Fushata parazgjedhore e këtij viti do të jetë karakteristike për shumë gjëra. Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të ketë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale, sipas modelit të ri, që do të thotë fushatë 20 ditore. Deri para disa viteve, fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka zgjatur 30 ditë dhe zgjedhjet janë zhvilluar në dy raunde-fillimisht me sistem të pastër të shumicës, e pastaj me sistem të përzier të shumicës dhe sistemit proporcional, që sot të kemi sistem të pastër proporcional me vetëm një raund zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare. Gjashtë njësi zgjedhore nxjerrin nga 20 deputetë, ku votat numërohen sipas metodës së Dontit.

Që nga viti 2014 u vendos që fushata të zgjasë 20 ditë dhe zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në një raund zgjedhor, me mundësi për raund të dytë ose edhe të tretë në vendvotime ku vërehen parregullsi zgjedhore dhe nëse vlerësohet se rezultati prej atyre vendvotimeve mund të ndikon në numrin e deputetëve që do mer një parti.

Ramazani dhe Bajrami do të diktojnë fillimin e fushatës.

Sivjet do të jetë ndryshe, pikërisht shkaku i asaj që e përmendëm në fillim të tekstit, se do të kemi për herë të parë zgjedhje të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare, fushata do të zhvillohet me sistem “Bashkallajku”. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet ë 24 prill, që do të thotë se fushata fillon më 4 ose 5 prill. Mirëpo edhe pse formalisht do të jetë fushatë për zgjedhje presidenciale, ajo gjithsesi do të shfrytëzohet edhe për të zhvilluar fushatë për zgjedhjet parlamentare, të cilat në vendin tonë janë shumë më të rëndësishme, sepse kemi demokraci parlamentare e jo presidenciale, shkruan Zhurnal.

Në periudhën e parë të fushatës për zgjedhjet presidenciale, që siç tham do të shfrytëzohet maksimalisht për të bë edhe fushatë për zgjedhjet parlamentare, pjesëtarët e besimit islam në Maqedoni do të gjenden në javën e fundit të Ramazanit, e pastaj do të presin edhe festën e Bajramit (10 prill). Që do të thotë se është për të pritur në këtë pjesë të fushatës fjalën kryesore ta kenë hoxhallarë dhe ilahitë, nëpër Iftare që do t’i organizojnë për simpatizuesit e tyre, jo vetëm kryesitë partiake, por edhe degët, nëndegëve, kandidatët për presidentë, për deputetë, e kështu me radhë. Njohësit e rrethanave parlajmërojnë se politika shqiptare tek ne do të mundohet maksimalisht të shfrytëzojë sentimentin fetar dhe përputhjen e ditëve të fundit të Ramazanit me fushatën parazgjedhore, për t’u afruar tek votuesit.

Sistemin e “bashkallajkut” pjesërisht pritet të a praktikojnë jo vetëm partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase, sepse kandidatët e tyre presidencialë do të synojnë që në raundin e parë të fitojnë ndonjë votë prej shqiptarëve, kurse përmes fushatës në qytetet dhe komunat me shumicë shqiptare, do të tentojnë të krijojnë bazë të mirë që të marin sa më shumë vota shqiptare në raundin e dytë, bazuar në supozimin e deritanishëm se në kandidat shqiptar për president nuk do të mund të kalojë raunin e parë zgjedhor.

Hoxhallarët do ta ruajnë “primatin” në fushatë edhe gjatë ditëve të festës së Bajramit. E sapo të përfundon Bajrami, pas 15 prillit hoxhallarët do të mbetet anash dhe do të fillojë organizimi më intensiv i tubimeve “të pastra” politike nëpër fshatra, qytete lagje e komuna. Fillimi dhe fundi i fushatës për partitë shqiptare do të jetë aty ku shpresojnë të fitojnë më shumë vota- në Shkup, Tetovë, pse jo edhe në Gostivar. Siç e don “tradita”, aty paralajmërohet se do të performojnë dhe defilojnë edhe këngëtarë e këngëtare të njohura jo vetëm për zërin, por edhe për (zh)veshjen e tyre, me çka fundin e fushatës në njëfarë mënyre do ta shndërrojnë në kontraditë të plotë të fillimit të saj.

Dyzet ditë fushatë pa pushim

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sipas orarit të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. Rezultatet e anketave të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më vonë se data 2 maj deri në orën 24:00.

Listat e kandidatëve për deputetë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 2 prill, deri në ora 24:00, pra 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. KSHZ-ja do ta hedh shortin për të përcaktuar listën e kandidatëve për deputetë më së voni më 13 prill. Kontrollimi i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.Në këto zgjedhje do te kemi fushatë pa ndërpre për 40 ditë rresht, sepse përderisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale do të vazhdojë fushata për zgjedhjet parlamentare, ka njoftuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski, shkruan Zhurnal.

“Do të doja të them në lidhje me një deklaratë time, dëshiroj të saktësoj se duke qenë se fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare për përputhen, ligji është i qartë se ka heshtje parazgjedhore presidenciale më 22 prill dhe zgjat deri më 24 prill. Nuk do të përputhet me heshtjen për zgjedhjet parlamentare. Të mos ketë huti. Vlerësoj se ky është shpjegim i mjaftueshëm, sepse në deklaratën që kam dhënë më herët nuk kam precizuar datat për asgjë dhe kjo do të ishte diçka që parashihet me ligj dhe rregulloren”, tha Dashtevski.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 24 prill, ndërsa fushata fillon me 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill kur dhe fillon heshtja për zgjedhjet presidenciale, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë me 8 maj, fushata fillon me 18 prill dhe do të zgjasë deri në 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet fushatë elektorale për zgjedhjet presidenciale. Kjo, siç është theksuar javën e kaluar në KSHZ është një situatë unike e këtij lloji deri më tani./Zhurnal

Related posts

619 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjyla Halili

Urim Saliu: Është koha të kthehesh tek gjeneza z.Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Krerët e SPB Tetovë Dalipi dhe Abazi pritën sot Ministrin dhe Zv.Ministrin e punëve të mbrendshme, Abazi: Me përgjegjësi ndaj qytetarëve

admin