AKTUALE

Kuvend: “Dritë jeshile” për uljen e koeficientëve të pagave të funksionarëve!

Banner

PAGAT E FUNKSIONARËVE

Kuvendi i votoi ndryshimet ligjore të 6 ligjeve për uljen e koeficientëve për llogarinë e pagave të funksionarëve.

Pasi dje, me procedurë të shkurtuar, u votua nevoja e miratimit të tyre, në mënyrë të shpejtë i kaloi filtrat e komisioneve dhe sot zyrtarisht u votuan nga deputetët.

Janë ndryshuar 6 ligje; Ligji për paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, Ligji për deputetët, Ligji për pagat e anëtareve të Këshillit të Prokurorëve Publik, Ligji për pagat e gjykatësve, Ligji për pagat e Prokurorëve Publik dhe Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Propozimin e kishte dorëzuar grupi parlamentar I LSDM-së, nga ku thanë se me këto ndryshime, me rritjen e pagës mesatare nuk do të rriten pagat e funksionarëve. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Ratkoceri: Korridori 8 për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit”

admin

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

admin

“Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat

Gjyla Halili