AKTUALE

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

Një grup i të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup ka njoftuar se janë larguar nga puna 19 të punësuar pa asnjë arsyetim, përcjell Shenja.

“Sot, të punësuarit me kontratë në vepër në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup janë njoftuar se është bërë ç’regjistrimi i tyre nga vendi i punës pa kurrfarë arsyetimi të mëtejmë. Sipas informatave te marra nga strukturat udhëheqëse, që të njëjtit të mund të ruajnë vendin e punës në këtë institucion, duhet të vazhdojmë të punojmë pa pagesë. Në grupin e të punësuarve në fjalë ka 19 persona të cilët punojnë në këtë institucion përmbi 4, 6 dhe 10 vjet.
Nga grupi i nëpunësve gjithashtu njoftojnë se Qendra e Shëndetit Publik Shkup ka nevojë për shërbimet e tyre dhe se jo rastësisht të njëjtit punojnë në këtë institucion edhe mbi 10 vite. Ata kërkojmë që të rregullohet statusi i tyre dhe të mos luhet me fatin e 19 familjeve, mirëqenia e të cilëve varet nga puna në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e grupit të punësuarve në Qendrën e Shëndetit Publik./Shenja.tv

Banner

Related posts

Izet Mexhiti:10 vite Krenari,10 vite nga kur Gruevski drejtoheshte “Deharovcit” dhe “Mexhitovcit” nëse duan komuna shqiptare le të shkojnë në Shqipëri

admin

Shoqatat shqiptare të Malësisë në Amerikë ftojnë qytetarët të bëjnë donacion për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

Gjyla Halili