Me datë 28.02.2024, në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup u mbajt mbledhje e Rijasetit të BFI-së në të cilën u shqyrtuan raporti i punës së muftinive, raporti i punës së Rijasetit dhe llogaritë përfundimtare për vitin 2023. Pikë e rendit të ditës gjithashtu ishte edhe plan-programi i punës së muftinive dhe Rijasetit dhe planet financiare për vitin 2024. Pas prezantimit të raporteve të punës dhe debatit konstruktiv nga anëtarët e Rijasetit, raportin e detajuar financiarë për vitin 2023 e prezantoi përgjegjësi i sektorit të financave, z. Xhelal Memeti, i cili theksoi se në krahasim me vitin 2022, në vitin 2023 ka rritje prej 30%. E gjithë kjo është falë angazhimit dhe racionalizimit të shpenzimeve nga të gjitha organet e BFI-së, e veçanërisht falë sugjerimeve të vazhdueshme të Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i cili në çdo takim me përgjegjësit e sektorëve dhe muftinive, thekson rëndësinë dhe shenjtërinë e parave që besimtarët musliman ndajnë për BFI-në. Në fund, pas shterimit të debatit për të gjitha pikat e rendit të ditës, u miratuan plan-programet e punës për vitin 2024 dhe planet financiare, ndërsa u caktua edhe data e mbajtjes së Kuvendit të BFI-së, ku do duhet të diskutohen dhe të miratohen të njëjtat. Në mbledhje të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Rijasetit.
previous post