Kryeministri, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit.
Në Samitin investues, Kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e huaj në vendet e rajonit”.
Kryeministri Xhaferi tha se ndryshimet e shumta, krizat, konfliktet me efekt të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ekonomitë globale, kanë ndikuar në çrregullimin e zinxhirëve të furnizimit global. Por, Maqedonia e Veriut, sipas tij, është një nga destinacionet e preferuar.
“Për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë. Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe porte pranë nesh, si Selaniku dhe Durrësi, kështu që në një kohë të shkurtër produkti i prodhuar këtu mund të arrijë në një vend tjetër, respektivisht deri te destinacioni i fundit”, tha Talat Xhaferi.
Kryeministri Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut paraprin në rajon me ligjet dhe aktet e zbatuara nënligjore që janë plotësisht në përputhje me Bashkësinë Evropiane Energjetike, që mundësojnë liberalizimin e tregut energjetik.
“Kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe jemi anëtare të NATO-s. Kjo ofron stabilitet. Kemi lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në (27 vende), EFTA (4 vende), CEFTA (7 vende), Tregti bilaterale të lirë me Turqinë, Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Talat Xhaferi.
Në këtë panel, krahas Xhaferit, morën pjesë Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, Kryeministrja e serbe, Ana Bërnabiq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe dhe mikpritësi i Samitit, kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso.