AKTUALE

Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president, kanë nënshkruar mbi 24 mijë qytetarë

Sipes të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri dje kanë nënshkruar gjithsej 24.830 qytetarë për kandidatët për president në zgjedhjet e 24 majit.

Kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, është më afër 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për kandidim në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Osmani mbrëmë deri në orën 20:0 kishte 8560 nënshkrime.

Në vend të dytë është kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka tejkaluar gjysmën e nënshkrimeve të kërkuara. Deri mbrëmë ai ka pasur 5.923. Biljana Vankovska, kandidatja e “Të majtës”, është në gjysmë të rrugës dhe ka 4.478 nënshkrime.

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-së, Stevço Jakimovski ka 3.091 nënshkrime, i ndjekur nga kandidati i opozitës së bashkuar të partive shqiptare, Arben Taravari, i cili ka 1.645 nënshkrime.

Kandidatët e tjerë për kandidaturën presidenciale janë nën 1000 nënshkrime.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 të këtij muaji dhe përfundon më 8 mars. Kandidatët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe OBRM-PDUKM, Stevo Pendarovski dhe Gordana Sljanovska-Davkova nuk janë të obliguar të mbledhin vota sepse kanë mbështetjen e 30 deputetëve.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet Kuvendare.

Related posts

Dizeli lirohet për një denarë, benzinat për një denarë më shtrenjtë

admin

Fitbit’s first smartwatch can now make payments in the UK

admin

Azizi: Zgjedhje s’do të ketë, shqiptarët i dhanë karton të kuq BDI-së 4 muaj më parë!

Gjyla Halili