AKTUALE

BDI e vetme apo bashkë Selën në zgjedhje, në lojë edhe emra tjerë?!

Bashkimi Demokratik për Integrim ende është duke bë analiza se si të shkojë në zgjedhje, mëson TV21 nga burime brenda partisë.

Integristët po analizojnë nëse duhet të shkojnë vet në zgjedhje, apo bashkë me Aleancën për shqiptarët të Ziadin Selës, me PDE-në e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit-Zejdit. Madje sipas burimit këtij koalicioni mund t’i bashkëngjitet edhe Adnan Ismaili.

“z.Sela me siguri do ta diskutojë vendimin dhe përcaktimin e tij final se si do të përcaktohet. Mendimi im është se z.Sela duhet të shpallë një referendum në partinë e tij, se a do të shkoj si parti autonome, apo do t’i bashkëngjitet Frontit për Europë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së .

Por kryetari i ASH-së Ziadin Sela për portalin Kalxo.com tha se vazhdon të mbetet në qëndrimin se do të shkojë vet në zgjedhje.

“Ziadin Sela deri në momentin që flasim në raport me BDI-në është i pozicionuar njësoj siç ka qenë. Koalicionin me BDI-në nuk e ka bërë Ziadin Sela si kryetar, e ka bërë Arben Taravari…ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin se ASH do të shkojë vet në zgjedhje”, tha Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Megjithatë analizat po zhvillohen, e nëse eventualisht vendoset të shkohet bashkë me BDI-në në zgjedhje, burime për TV21 thonë se është diskutuar që Ziadin Sela të jetë bartës listë në NJZ 5, ndërsa deputetja Ilire Dauti të jetë e treta në listë në NJZ 6. Por në këtë rast mbetet dilemë se si do të pozicionohej Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës.

Gjithashtu në këtë garë, për bartës liste në NJZ 5 insiston të jetë edhe Musa Xhaferi.

Ndërkohë, sipas burimit të njëjtë, bartës liste në njësinë e 1 zgjedhore ambicie ka shprehur Blerim Bexheti, pornë BDI për këtë zonë është përmendur edhe emri i Talat Xhaferit.

Për TV21 Blerim Bexheti tha se, nëse organet e partisë vendosin për emrin e tij, ai do ta shqyrtojë si mundësi.

Nëse partitë e lartpërmendura vendosin që të shkojnë bashkë në zgjedhje, te zona 2 ka spekulime që në lista mund të jenë edhe Skender Rexhepi Zejdi dhe Adnan Ismaili. Në zonën dy thuhet se interes ka shprehur edhe Bastri Bajrami nga PDE, ndërsa kryetar i kësaj partie Arjanit Hoxha është diskutuar që të garojë në NJZ 6./TV21

Related posts

Pacolli: Zoti Borell, Kosova nuk është një vend pa ligjj

admin

Xhaferi: Nëse do të shkojë në opozitë varet prej rezultatet e bisedimeve për qeverinë e re

Gjyla Halili

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyla Halili