AKTUALE

Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike

Dimitrievski, i cili paralajmëroi kandidaturë për president, për televizionin Sitel deklaroi se nuk do ta mbështesin zgjehdjen e presidentit në Kuvend, sepse kjo do ta kushtëzonte shtetin dhe do ta pakëosnte fuqinë e intitutcionit të Presidentit.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ndërkaq dje, në konferencë për shtyp tha se nga të gjitha partitë politike pret të përgjigjen pozitivisht idesë së tyre që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend.

“Nëse i qasemi racionalisht kësaj çështjeje, duke i pasur parasysh të gjitha rreziqet dhe vështirësitë për realizim të ciklit të suksesshëm zgjehdor presidencial, është maturi të gjitha partitë politike do të duhej të dakordohen me këtë – të zgjedhjet presidenti në Kuvend dhe ky nuk do të ishte kurfarë shantazhi dhe pengesë në realizimin dhe të asaj që pason si obligim në rrugën tonë eurointegruese. Konsiderojmë se me maturi dhe racionalitet do të qasen të gjitha partitë politike. Kur të hapet Kushtetuta, duhet të japim përgjigje edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, dhe kjo më së miri është të realizohet për shkak të vizionit të Ali Ahmetit”, tha Ademi.

Related posts

Dita e të Zhdukurve, Osmani: Plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë

Gjyla Halili

Demiri: Do të ndihmojmë që të mbulohen shpenzimet për mjekimin e Leonidit në Vjenë

Gjyla Halili

Ahmeti: Në BDI ne kemi problem me veprimin ndryshe, jo me mendimin ndryshe

admin