AKTUALE

Kasami prezanton një prurje të re në Lëvizjen BESA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka prezantuar një aderim të ri në kuadër të kësaj partie.

“Elita intelektuale e vendit tonë për çdo ditë po rreshtohet në Lëvizjen BESA. Nga sot, pjesë e KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT është edhe profesori i Matematikës, Adem Miniri, nga fshati Dobridoll i komunës së Vrapçishtit. Ai vendosi që të jetë bashkëudhëtar në rrugën e shpresës për shqiptarët. Ai vendosi të bëhet pjesë e bashkësisë ku punohet për të vërtetën, ku ka vlera, ku mbrohet dinjiteti i shqiptarit”, nënvizon Kasami.

Sipas njoftimit, profesori Adem Miniri, ka 26 vjet përvojë pune në arsim, ku me përkushtim ka bërë të pamundurën në edukimin e kuadrove të reja dhe aftësimin e tyre në këtë fushë.

“Gjatë karrierës së tij, vazhdimisht ka qenë aktiv dhe i angazhuar në projekte të ndryshme nga organizata ndërkombëtare nga të cilat është pajisur edhe me çertifikata për kontributin dhe suksesin e arritur. Ndër organizatat më kyçe me të cilat ka bashkëpunuar është USAID-i. Profesor Ademi është një person krijues dhe me ambicie të mëdha, gjithmonë me energji pozitive, optimist, besnik dhe me guxim. Tani, përveç se do të mësojë gjeneratat e reja në Gostivar në lëminë e matematikës, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të jap kontribut të veçant për të gjithë shoqërinë shqiptare në Maqedoni të Veriut. KALAJA e SHPRESËS dhe DINJITETIT për çdo ditë po bëhet më e fort, më e madhe dhe më e sigurt!”, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale.(INA)

Related posts

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

Osmani me plan për një Maqedoni të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt

Gjyla Halili

Shqipëria drejt BE-së: Mexhiti dhe Fetai me urim vëllazëror për Edi Ramën

Gjyla Halili