AKTUALE

Kryeministri Xhaferi, ministri Besimi dhe Faton Ahmeti vizitojnë zyrat e parkut kombëtar “Mali Sharr”, vlerësojnë punën e shkëlqyer të menaxhmentit

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh kryetar i degës në Tetovë, Faton Ahmeti, bashkë me kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, ministrin e Financave, Fatmir Besimin dhe bashkëpartiakët, kanë vizituar Parkun Kombëtar “Mali Sharr”.

Z. Ahmeti ka theksuar se ky institucion, i krijuar së fundmi, po bën punë të shkëlqyeshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në Malin e bukur të Sharrit.

Postimi i plotë i z. Faton Ahmeti në facebook:

“Bashkë me kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferin, ministrin e financave, z. Fatmir Besimin dhe bashkëpartiakë tjerë vizituam zyrat e Parkut kombëtar “Mali Sharr” në Tetovë, ku u pritëm nga drejtori i këtij institucioni, z. Ibrahim Dehari.
Ky institucion, i krijuar së fundmi, po bën punë të shkëlqyeshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në Malin e bukur të Sharrit.
E përgëzuam drejtorin Dehari dhe stafin e tij për motivin dhe punën e tyre të palodhshme në menaxhimin e Parkut kombëtar “Mali Sharr”.”

Banner

Related posts

Eurodeputeti bullgar ”përplas” LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në!

Gjyla Halili

Berisha iu bashkohet festimeve të Ditës së Verës, provon ballokumet e Elbasanit dhe vendos veroren

admin

“Hapi i parë drejt dokumentimit shkencor të Trashëgimisë Kulturore të rrethit të Kërçovës”

Gjyla Halili