AKTUALE

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli realizoi takim pune me Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Demiri

Banner

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, gjatë ditës së sotme priti në një takim pune Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Demiri. Fillimisht Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përgëzoi Ministrin për
detyrën e re. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij që në mes Universitetit të Tetovës dhe
Ministrisë së Shëndetësisë të thellohet bashkëpunimi në interes të përbashkët për të dy institucionet.
Universiteti i Tetovës deri tani ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me z.Ilir Demiri, i cili më herët ka mbajtur funksionin e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Përndryshe, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, për herë të parë gjatë këtij viti akademik hapi konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë.  Të dyja palët u zotuan t’i fuqizojnë edhe më tepër bashkëpunimet ndërmjet të dy institucioneve, ashtu që së bashku të ofrojnë më të mirën për studentët.

Banner

Related posts

Dimitrieska-Koçoska merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Washington

Gjyla Halili

Naser Nuredini i BDI-së nuk do të jetë ministër i mjedisit

admin

Bytyqi: Kemi një sistem për zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit startap

admin