Ajo do të nisë në orën 10:00 me fjalimet hyrëse të presidentes Vjosa Osmani e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Në kuadër të kësaj konference fjalim do të mbajë edhe Etilda Gjonaj, raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për dhunën ndaj grave, njëherësh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithashtu është paraparë të flasë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Në kuadër të kësaj konferencë do të mbahet edhe diskutimi me temën “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS (mbajtja e byzylykut të kyçit me sistemin global të pozicionimit)”, diskutimi me temën “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore” si dhe diskutimi “Bashkëjetesa dhe toleranca”.
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, prezantohet edhe hulumtimi për GPS në rajon dhe Kosovë.
Rezoluta 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria”, është miratuar më 31 tetor të vitit 2000 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo rezolutë sjell në vëmendje të OKB-së, integrimin e perspektivës gjinore në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes si dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna me bazë gjinore. Rezoluta kërkon gjithashtu angazhimin e shteteve për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së përgjegjësve për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, përfshirë këtu edhe ato që janë të lidhura me dhunën seksuale dhe llojet e tjera te dhunës ndaj grave dhe vajzave.