AKTUALE

Struga në rresht për Bujar Osmanin…

Banner

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar në zyrën rajonale të KSHZ-së në Strugë me shumë simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim në perkrahje të Bujar Osmanit për president të vendit.

Shaqiri shkruan se është nder që bashkarisht të jenë pjesë e historisë së ndryshimeve pozitive në Maqedoninë e Veriut, duke përkrahur kandidatin e BDI-së për president.

Statusi i plotë:

Me kënaqësi dhe krenari vura nënshkrimin tim për përkrahje, që Bujar Osmani të jetë kandidat për president të shtetit.

Për mua është nderë të jem pjesë e historisë së ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Kujtojmë se kandidaturën e Osmanit e ka bërë të ditur dje kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

https://www.facebook.com/jetonshaqirii/posts/828974109243003?ref=embed_post

Banner

Related posts

Ahmeti takon ambasadoren e Zvicrës – BDI nuk është pjesë e skenareve për destabilizim! Qeveria mashtron për të fshehur dështimet

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Pas reagimit të Valdet Xhaferit, dorëzohet Taravari! Vendos në funksion ndriçimin publik në Malësinë e Gostivarit

Gjyla Halili