AKTUALE

Luan Veliu: Strategjia e luftës dhe e paqes – mendja e misionarit Ali Ahmeti

Lum ne, lum gjeneratat që vijnë, lum shokët dhe bashkëveprimtarët tanë, në Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore e Iliridë! Lum mbarë populli shqiptar që pati fatin të ketë një njeri me shumë emra në ilegalitet, por me një emër të vetëm në zemrën e Nënës Humë – Ali Ahmetin.Veteranët nuk janë thjesht ata që qëndrojnë prapa. Në luftë, ata janë forca që kontrollon me përpikëri çdo pëllëmbë toke, siguron terrenin dhe garanton që rruga përpara të jetë e pastër.
Edhe në politikë, veteranët mbeten busulla orientuese.Ata janë përvoja, kujtesa dhe garancia e vazhdimësisë. Ata shohin çatinë e shtëpisë së madhe, të ndërtuar me BDI-në, e cila sot vazhdon të forcohet dhe të mbulohet nga vetë BDI-ja, tashmë me energjinë, dijen dhe veprimin e gjeneratës së re.Ne, brezi më i vjetër, e përkrahim dhe e fuqizojmë këtë brez, duke i besuar drejtimin dhe përgjegjësinë për të ardhmen.
Me krenari i përgëzojmë, u urojmë shëndet, sukses dhe mbarësi, me dëshirën që çdo arritje e tyre ta gëzojmë së bashku.Ne do të jemi gjithmonë ata që do t’ju mbrojmë shpinën, ndërsa ju do ta nderoni sakrificën, mundin dhe veprën e të gjitha gjeneratave. Së bashku, me në krye Ali Ahmetin e papërkulur, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë me besim, unitet dhe përgjegjësi.
Urime, shëndet dhe suksese!
Luan Veliu
Gostivar, 18.07.2026

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi realizoi takim koordinues me këshillat vendorë në Tetovë

Gjyla Halili

Dy ditët e fundit nga debati mbi amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025 në Komisionin parlamentar amë

Gjyla Halili

Edukimi mediatik, mbrojtja më e mirë nga dezinformatat

admin