AKTUALEOPINIONE

Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin dr. Bujar Osmanin për President!

Koment : Top-shqip.mk

Sot, të thuash Bujar Osmani, ke theksuar një personalitet human, mjek, kirurg, prind, aktivist politik, lider i sprovuar i institucionit ndërkombëtar, lider i institucionit më kredibil të Maqedonisë së Veriut, të thuash Bujar, ke thënë atdhetar e largpamës, në konstelacionet e ndërlikuara ballkanike.

Por, të thuash Bujar Osmani kandidat për president, ke cekur përkushtim, unitet qytetar dhe dëshminë e një personaliteti të rrallë të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ish ministër  Shëndetësisë, ish zëdhënës i BDI-së, ish kryesues i OSBE-së, posti më i lartë i një shqiptari nga Maqedonia e Veriut, ministri i parë shqiptar i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Biografia e tij, jep shpresë për një profil në ardhje, të një politikani të shkëlqyer, të besueshëm, të baraspeshuar dhe lider i urtë dhe përplot devotshmëri ndaj përgjegjësisë me të cilën ngarkohet.
Politika shqiptare në Maqedoni, di të përfshihet nga madhështia, duke eklipsuar mundësitë, realitetin dhe kontekstin politik. Kjo vlen për opozitën e bashkuar të cilët u joshën nga kapaciteti nacional.

Në zgjedhjet e kaluara, ishte mjaftë e pakapshme për shqiptarët normal që të proklamohej votimi “për Kryeministrin shqiptar”. Tashmë, partitë opozitare, të gjitha së bashku, po provojnë “fatin” të peshohen me kandidatin e NDI-së për president.

Pas këtij vizioni për kryeministrin e parë shqiptar, gjendej optimizmi i atyre që besuan në lirinë, besuan në barazinë, besuan në mundësinë e shqiptarëve, aty, ishte lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Fitorja e madhe e BDI-së në zgjedhjet e kaluara, e siguroi marrëveshjen e koalicionit me LSDM për 100 ditët e Kryeministrit shqiptar. Kjo arritje, nxiti instinktet politike të kalimtarëve politikë, madje edhe të atyre të cilët shqipen nuk e kanë gjuhë të shpirtit, as gjuhë të marrëveshjes.
Në këtë renditje aktuale të forcave politike në Shkup, kur shqiptarët arritën kulmin e pozitave shtetërore me meritë, bëhen “bashkime”, me parime e pa parime, vetëm e vetëm të dobësohet BDI-ja apo partia e lirisë, gjegjësisht partia e unitetit nacional.

Politikanët e rinj shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të edukuar me dijet më të avancuara, të gardës së parë të qeveritarëve të BDI-së, kanë emra të përveçëm, përvojë, lidership e devotshmëri institucionaliste, për të drejtuar pozitat më të ndjeshme të një shteti, në rrafshin ndërkombëtar e shtetëror.

Bujar Osmani ka të gjitha atributet që kandidatura shqiptare për president, të balansojë realitetin me dëshirat e kalimtarëve politik, të fitojë racionalizmi nacional përballë modës, kandidatëve sezonal dhe humbësve serik.
Përkrahja e BDI-së, për kandidaturën e Bujar Osmanit do të jetë dëshmi e seriozitetit dhe pjekurisë politike. Kjo pjekuri tejkalon situatën kur çdo i dyti shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është i bindur në prapavijë se është kandidat “tepër serioz” dhe meriton të jetë lider madje edhe “president”, paçka, nuk disponon minimumin e vlerave për kandidat, sikur kandidatura e kundër kandidatit shqiptar nga opozita, kandidat për president në Maqedoninë e Veriut.
Bujar Osmani, ishte dhe mbetet personaliteti më i kompletuar për skenën politike shqiptare për President, i gatshëm të ballafaqohet me sfidat që sjell politika kundër shqiptare, madje, edhe politika malicioze e opozitës shqiptare që nuk ia di hallin vetes.
Urime Dr. Bujar, kandidatura. Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin!

Related posts

Shfuqizimi i balancuesit, Mickoski: Do të ketë zgjidhje ligjore sipas kushtetutës dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Gjyla Halili

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

Gjyla Halili

Osmani: Rastin “Alfa” do ta falja ditën e parë

Gjyla Halili