AKTUALE

Shfrytëzuesit  e rinj të bursave për nxënës  dhe studentë i kanë marrë mjetet financiare përfundimisht nga muaji shkurt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon  se bursat për nxënës  dhe studentë janë paguar të gjithë shfrytëzuesit e  rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet përfundimisht nga muaji shkurt 2024.

Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin Aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën ësht theksuar  arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i Aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjsishtë studentit. Kjo është risi e prezantuar për herë të parë këtë vit.

Afatet për ankes do të fillojnë  nga momenti kur nxënësi/studenti merr Aktvendimin. Përgatitja dhe dërgimi i Aktvendimeve zhvillohet në faza, sipas grupeve të bursave dhe të gjithë aplikantët për bursa do të marrin Aktvendim.

Related posts

Ulet çmimi i derivateve

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria u tregua e paaftë për të parandaluar rritjen e çmimeve

Gjyla Halili

Izet Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet por po avancohet!

Gjyla Halili