AKTUALE

Ali Ahmeti: Bujari ngadhnjeu ndaj Rusisë në të gjitha betejat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një video mesazhi i është drejtuar kombit lidhur për të zbuluar lajmin e madhë.

Në mesazhin e tij, Ahmeti zbuloi se Bujar Osmani do të jetë kandidati i BDI-së për president në këto zgjedhje.

Nga selia në Reçicë Ahmeti ka kërkuar që të gjithë të qëndrojmë së bashku në kërkesën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit dhe zëvendës Presidentit të shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bulgar dhe të tjerëve në Kushtetutë.

“PARA JUSH, PO BËJ ZOTIMIN E NJËMENDTË, QE NE NUK DO TË JEMI PJESË E ASNJË QEVERIE E CILA NUK E NDRYSHON KUSHTETUTËN DHE DO TË DALIM NË OPOZITË PËR TI LUFTUAR DHE MPOSHTUR KËTO KËRCËNIME EKZISTENCIALE PËR VENDIN TONË. PËR KËTË, KËRKOJMË BESIMIN TUAJ SEPSE KËTO PUNË DUAN FORCË, PARTI TË FUQISHME DHE TË VENDOSUR QË DO TI BËJË BALLË PUNËVE TË MËDHA, TË DËSHMUAR NË TË KALUARËN QË KA REALIZUAR PREMTIMET E MËDHA, QË KA BËRË ATË QË KA THËNË. BUJARI KA DËSHMUAR VETËN NË SKENËN VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE DHE KA NGADHNJYER NË BETEJËN KUNDËR RUSISË SI DHE KA QENË PJESË E EKIPIT TONË PËR NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS, ANËTARËSIMIN NË NATO DHE NISJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN”, DEKLAROI AHMETI.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Gjyla Halili

Kryetari Konjufca takoi kryetarët e komisioneve parlamentare

Gjyla Halili

Pendarovski: Në raportin e PE, Mickoski përmendet si person që përhap lajme të rreme

Gjyla Halili