AKTUALE

Seancë e Komisionit ligjvënës-juridik

Në Kuvend sot seanca do të mbajë Komisioni ligjvënës juridik.

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë për më shumë propozim-zgjidhje ligjore, siç janë Propozimi i ligjit për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare në sinxhirin e furnizimit me prodhime bujqësore dhe ushqimore, Propozimi i ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Propozim ligji për Zyre për kthim të pronës, Propozim ligji për instrumente financare, si dhe Propozimi i ligjit për prospekte dhe obligime për transparencë për botuesit e letrave me vlerë.

Në rend të ditës janë edhe Propozimi i ligjit për verë, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat autoriale, Propozimi i ligjit për të drejtat e fëmijëve, të gjitha në lexim të parë, si dhe Propozimi i ndryshimeve të Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, Propozimi i ligjit për peshkim dhe akuakulturë dhe Propozimi i ndryshimeve të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Related posts

Sulmohet fizikisht punëtorja e “merimangës”, nga një grua në Kumanovë

Gjyla Halili

Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

admin

Pendarovski e përshëndet vendimin Gjykatës së Strasburgut, lëndët të shkojnë deri në fund

admin