AKTUALE

Ibrahimi pyet Artan Grubin: A po ta jep Amerika vizën?


Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka pyetur publikisht Ministrin Artan Grubi rreth informacioneve se kërkesa e tij për vizë është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ibrahimi theksoi se ata që e akuzojnë opozitën se gjoja nuk është rreshtuar me Perëndimin, i kanë dyert e mbyllura nga ShBA-ja.

“Mua më duhet ta pyes edhe një here Artan Grubin, a ka vizë amerikane apo s’ka?! E nëse ka, është mirë ta publikojë, ndërsa nëse nuk ka, për çfarë dyshojmë ne, është mirë të japë shpjegim se për çfarë arsye nuk ka, cila është arsyeja e sigurisë që e ka ndaluar të ketë vizë amerikane?”, pyeti Ibrahimi.

Prej kohësh në opinion po qarkullojnë informacione se ish-zv/kryeministrit të parë, tani Ministër i Sistemit Politik Artan Grubi, i është refuzuar viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banner

Related posts

ShBA pezullon lotarinë amerikane

Gjyla Halili

Të rinjtë në vend të varur nga lojërat e fatit

Gjyla Halili

Lladrovci takon kryetarët Zeqiri dhe Peci me Driton Hetemin

admin