AKTUALEBOTA

Rezoluta algjeriane do të votohet të martën nga OKB-ja, SHBA kërcënon me veto

Të martën OKB-ja duhet të votojë rezolutën e re të përgatitur nga Algjeria, e cila rezolutë kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe që duhet të respektohet nga të gjitha palët. Kjo është rezoluta e tretë që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Iranit, e cila po kundërshtohet ashpër nga SHBA-të, të cilët janë duke e konsideruar rezolutën algjeriane të papranueshme dhe janë duke e kërcënuar me veto.

Draft-rezoluta e përgatitur nga Algjeria kundërshton zhvendosjen e detyrushme të palestinezëve nga një vend në vendin tjetër, nga ana tjetër Izraeli është në bisedime për evakuimin e civilëve para ofensivës tokësore në Rafah, gjithashtu rezoluta kërkon dhe lirimin e të gjitha pengjeve.

Zëvendës ambasadori i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara Robert Wood u shpreh se kjo rezolutë mund të dëmtojë negociatat dhe bisedimet diplomatike për një armëpushim të mundshëm.

“Ne nuk mendojmë se kjo rezolutë do të përmirësonte situatën në terren, dhe kështu nëse kjo rezolutë hidhet në votim, ajo nuk do të kalojë,” tha Wood.

Në vend të rezolutës algjeriane SHBA=të kanë hartuar një rezolutë tjetër që kërkon armëpushim të përkohshëm, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve të marra nga Hamasi, si dhe heqjen e të gjitha kufizimeve për aksesin e ndihmave humanitare, gjithashtu kjo rezolutë kundërshtonjh një ofensivë të trupave tokësore izraelite në Rafah.

Vzhdimisht termi “armëpushim” në rezolutat e OKB-së është refuzuar ngab Uashingtoni. Ka paqartësi nëse kjo rezolutë do të hidhet në votim në Këshill, megjithatë për miratimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit kërkohet të votohet me 9 vota pro nga 5 anëtarët e përhershëm: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina. politiko.mk

Related posts

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

admin

Ali Ahmeti: Sulmi ndaj Grubit është sulm ndaj BDI-së

admin

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

admin