AKTUALE

Bojmacaliev: Mbrërrijnë formularët, janë ndërruar mbi 1.3 milionë pasaporta

Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të muajit do të mbërrijë edhe një dërgesë tjetër – ka deklaruar Zv/Ministri i Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës në Policinë e Kumanovës.

Sipas tij, deri tani janë dorëzuar mbi 1.3 milion pasaporta. Ai ka mohuar zërat për sabotime në Ministrinë e Brendshme.

“Askush askend nuk e saboton në këtë ministri. Ditën kur u bë pranim-dorëzimi midis Ministrave Spasovski e Toshkovski, mbërritën 50.000 formularë, para disa ditëve arritën edhe 20.000, s`ka sabotime. Deri në fund të muajit presim një dërgesë më të madhe, gjithashtu edhe gjatë qershorit” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministër i Brendshëm plotësues.

Lidhur me informacionet se një pjesë e vendeve lejojnë hyrjen me dokumentet e vjetra të udhëtimit, Zv/Ministri plotësues tha se vendet duhet të kenë qëndrimin e tyre, duke iu bë thirrje qytetarëve që të nxjerrin dokumentet me emrin e ri kushtetues të vendit.

Banner

Related posts

Mexhiti: Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair

Gjyla Halili

Kush mund të përfitoj subvencion për rrymën në Maqedoni, shpallen kushtet

admin

Bajram Rexhepi realizoi takim koordinues me këshillat vendorë në Tetovë

Gjyla Halili