AKTUALEBOTAKOSOVË

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të jetë mike e ngushtë drejt rrugës suaj në BE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në X, Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, ka thënë Rohde në videon e publikuar.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Banner

Related posts

Ministrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Gjyla Halili

UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin

Gjyla Halili

“Arben Ahmetaj bëhu i penduari i drejtësisë”, Berisha akuza Ulsi Manjës: O intrigantë! Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës

admin