AKTUALE

Xhaferi: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale

Banner

Xhaferi: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale
Xhaferi: Zgjedhjet para Maqedonisë së Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale
Publikuar 14:05 17 Shkurt, 2024
Sot, në Mynih, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç. Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, si dhe për perspektivat euroatlantike të vendit dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal.

Në takim, Lordi Piç uroi Kryeministrin Xhaferi për postin e Kryetarit të Qeverisë dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re. Bashkërisht e theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, në aspekt të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe si përcaktues në perspektivat euroatlantike të shtetit. Po ashtu, u shpreh vullneti për zbatimin e standardeve evropiane më të larta në procesin zgjedhor, duke e vlerësuar këtë si një hap drejt integritetit demokratik të vendit.

Në këtë kontekst, u shpalos rëndësia e perspektivës së qartë të BE-së për rajonin, si një shtytje për përparimin dhe pajtimin e tij. U bisedua gjithashtu për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe raportet midis Serbisë dhe Kosovës. Bashkëbiseduesit u pajtuan se rajoni është truall i ndjeshëm ndaj narrativës dezinformuese dhe kërkuan një menaxhim të vigjilent të kësaj sfide të sigurisë.

Kryeministri Xhaferi shprehu vullnetin për të vazhduar angazhimin e fortë të vendit në promovimin e sigurisë rajonale, duke e konfirmuar qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në linjë me politikat e BE-së dhe NATO-s.

Banner

Related posts

Taravari: Unë e udhëheq opozitën

Gjyla Halili

Rinia e Sarajit mbështet fuqishëm Blerim Bexhetin, organizim madhështor në pritje të kandidatit për president për syfir në Saraj

Gjyla Halili

“Shtëpia ime dhe redaksia” mbrëmë ishin në shënjestër të sulmit, thotë Aleksandar Mitovski

Gjyla Halili