AKTUALE

Struktura të BDI Saraj i bashkohen LD-së së Izet Mexhitit

Nga një foto në rrjetet sociale u njoftua se struktura të BDI-së Dega Saraj i bashkohen Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

Në mesin e figurave të cilat i bashkohen Izet Mexhitit janë një numër i madh të bartësve të aktivitetit politik të BDI-së në Degën e Sarajit.

Mes tyre janë:

Muhamed Rama, kryetar i nëndegës Radushë, ish-kryetar i këshillit të Komunës Saraj, këshiltar aktual;

Zuhejr Rexhepi, anëtar i degës Saraj, Sfillare e Epërme;

Naser Muharemi, ish kryetar i nëndegës Sfillare e Poshtme, themelues i BDI-së, ish luftar;

Afrim Tanallari, ish zëdhënës i Degës Saraj;

Selajdin Beluli, anëtar i nëndegës Saraj që nga themelimi i BDI-së;

Muhamed Elmazi, kryetar i nëndegës Saraj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, këshilltar në Qytetin e Shkupit;

Arsim Rustemi, anëtar i degës, nëndega Arnaqi;

Ajrulla Mustafa, anëtar i degës, nëndega Semenisht.

Sipas informacioneve jo zyrtare, kësaj grupe të madhe pritet ti bashkohen edhe figura tjera

Related posts

Lladrovci falënderon qytetarët pas varrimit të familjarit

admin

Moti sot me vranësira dhe më i freskët

admin

Bujar Sopa zgjidhet kryetar i forumit rinorë të Bdi-së në Butel

Gjyla Halili