SHQIPËRI

Ali Ahmeti nga malësia e Tetovës: Si komb kemi dhënë gjithçka, tash e ka rradhën anëtarësimi në BE

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku ka takuar banorët e fshatrave Sellcë, Vicë dhe Llacë. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, nënkryetarët e BDI Arbër Ademi dhe Bajram Rexhepi, deputetja Rina Ajdari si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Ka qenë ditë e shtunë, dy fshatarë të Sellcës kanë qenë për pazar në Kërçovë, kanë mbetur vonë, shtëpitë tona afër rrugës, trokasin në dyert tona, na thirrën të gjithëve se kemi mysafir. Këmishat asaj kohe i kishin të gjëra. 2001-shën La Iljazi me kësulë të bardhë ka qenë. I kisha vetëm 9 vjet dhe fare nuk e kam menduar se Sellca do më presë siç më priti nëna ime, me buk e me gatesa.E dhe sot zërin e fëmijëve e kam në kujtesë. Kur granatoheshte ishin duke luajtur dhe dëgjonin piskamat e granatave dhe alarmonin, ikni se ka granatime. Kështu ka qenë. Pleqtë e Sellcës janë si prindërit e mi, jemi bërë si një familje. U përpoqëm të gjithë së bashku këtu për të bërë më të mirë të nesërmen. Sakrifikuam si komb. Kombi jonë dha gjithçka, bijtë më të mirë. Ta kujtojmë Rafi Alilin, hero, një jetë të tërë në terr, pa parë dritë në sy, vetëm sepse deshte të jetojë ndryshe nga ajo jetë që na e servonin dhe impononin. Malësorët kanë dhënë të gjithë dhe japin përsëri. Jam këtu me bashkëpunëtorë e ministra dhe drejtorë që edhe këta të jenë me ju për të pyetur se si tja bëjmë më mirë. Sellca ka shumë njerëz, është afër Tetovës. Është më kënaqësi të jetosh në Sellcë se sa në qendër të Tetovës, këtu është natyra, këtu është ajri i pastër. Për të parë se çka mund të bëjmë më tutje, por edhe për të treguar se ne jemi me Sellcën, këshillin vendor, jemi me bashkëluftëtarët jemi të gjithë së bashku. Të gjithë ne bashkë mbështesim Fatonin dhe të rinjtë. Ti inkurajojmë që proceset ti ecim përpara. “Për Europën” thuhet pas meje. Realisht kjo është një parafushatë për një fushatë që duhet ta materializojmë, Ne duhet të anëtarësohemi në BE, sepse ky anëtarësim sjellë të mira materiale, dobi, perfeksionalitet të shtetit. Pa i përmbushur detyrat e shtëpisë ne nuk mund të jemi anëtarë të kësaj organizate”, tha Ahmeti.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

“Bashkë për Europë”, dhe takimet e këtilla kanë për qëllim për të treguar e dëshmuar para qytetarëve se sa me zell, zyrtarët dhe funskionarët e kësaj partie i kryejnë obligimet të cilat i kanë marrë nga qytetarët dhe për të cilat duhet të japin llogari para qytetarëve. Veten e llogaris si nikoqir. Ajo që ne duam, është fakti se ne kemi ardhur këtu për të bashkëbiseduar me ju. Do të donim ta dëgjojmë sa më shumë vlerësimin tuaj mbi punën tonë. Të gjithë këto punë duam që të kontribuojmë në mirëqenien e qytetarëve dhe banorëve tonë. Edhe sonte u dëshmua se si gjithmonë, malësia e Tetovës dhe Tetova janë të reshtuar krah Ali Ahmetit, tha Ahmeti.

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Kemi kaluar disa sfida, pandemia, invazioni rus e cila solli krizën energjetike po edhe rritjen e cmimeve. Prioritet i Qeverisë, e veҫanërisht BDI-së është që të mos ketë rritje drastike të ҫmimeve të energjisë po edhe krijimi i masave për qytetarët të cilët kanë më së shumti nevojë. Besoj se nëse krahasohemi me vendet e rajonit, ja kemi arritur qëllimit. Nesër edhe qytetarët shqiptarë të Butelit do ta kenë flamurin kombëtarë në komunën e tyre. Kjo është një e aritur e të gjithë juve, nën udhëheqjen e kreut tonë, Ali Ahmeti.  Nuk ka hamendje se implementimi i gjuhës shqipe në institucione është i plotë. Me iniciativë të Ministrisë për Sistem Politik, në kuadër të Agjencionit për Punësim dhe ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, gjuha shqipe është zyrtare në gjithë territorin e vendit, në çdo produkt që hynë në vendin tonë dhe del në treg, duke filluar nga Dogana, asnjë product nuk mund të dali në treg nëse përshkrimi, etiketa, ambalazhin nuk e ka edhe në gjuhën shqipe, duke filluar nga Strumica deri në Strugë, sqaroi Bekteshi.

Arbër Ademi – Nënkryetar i BDI

Ali Ahmeti ka për qëllim të shënojë progress në shoqërinë shqiptare. Të jetë avangarda e shoqërisë shqiptare në aspekt të organizimit politik. Inplementues i vërtetë i politikave që krijojnë hapësirë për të rinjë e të reja. Deri sat ë tjerër, 20-30 vite i kanë në politikë e sot kur cënohen e rezikohen pozicionet e tyre, për interesat e tyre dhe ambicjet e tyre thonë se është rradha e të rinjëve e të rejave. Po i shohim se ku janë të rinjtë e të rejat. Ata janë në familjen e madhe të BDI-së me në krye liderin e Ali Ahmeti. Janë interesante të gjitha zhvillimet të cilët po ndodhin në RMV, prandaj nuk e kemi luksin që sado pak të cënojmë organizimin e mirëfilltë sic është BDI-ja. Sonte e keni dëgjuar se “dashakqinjtë” sic janë Pavle Trajanov e të tjerë të cilët thonë se shqiptarët në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat duhet të kenë 5 maksimum 6 ministra. Janë kundër krijimit të një fronti të përbashkët evropian. Cka duhet të bëjmë ne si pjestarë të cilin e prijnë Ali Ahemti. Sigurisht, duhet ti bashkohemi thirjes së kryetarit tonë për një bashkim të shqiptarëve për të cuar përpara agjendën e shqiptarëve që pikërisht shqiptarët të jenë faktorë. Po bëjmë thirrje për bashkim e jo ndasi, po bëjmë thirrje për misione e jo funskione, sigurisht se rezikojmë të dalim nga misioni në qoftë se unë si Arbër Ademi them, mos të jetë Kreshniku ministër i Ekonomisë por të jem unë, të mos jetë Artani por të jam unë, mos të jetë Bujari por të jetë diksuh tjetër, tha Ademi.

Bajram Rexhepi – Nënkryetar i BDI

Janë vrarë e malltretuar shumë të rinjë vetëm pse kanë përdorur flamurin tonë kombëtarë.Shteti aso kohe nuk kishte investuar asnjë qindarkë në këto vise, pjesën dërmuese të viseve shqiptare aso kohe nuk është investuar. Me një të moshuar, kemi biseduar dhe ndarë kohrat, para dhe pas lufte duke bërë edhe dallimet. Bëri një vërejtje shumë interesante e emocionuese. Bëni një gabim kardinal, kohrat nuk duhet të ndahen para dhe pas lufte, por para dhe pas Ali Ahmetit, tha Rexhepi.

Rina Ajdari – Deputete

Jemi europian, ndër banuesit më të vjetër të këtij kontinenti dhe i kemi dhënë shumë Evropës, si në kulturë, art, histori e letërsi. Europa gjithnjë na ka pasur shumë borxh të cilin duhet ta shlyej sa më parë. Nuk kam dyshym se edhe këtë herë do të ngadhënjejë ideali ynë pro-perendimorë dhe e ardhmja evropiane e vendit me punë dhe përkushtim. Shumë intelektual që kërkonin ndër vite që patriotizmi shqiptar të institucionalizohet në vend, ishin dhe janë dëshmitarë që këtë vepër e përmbushi politika dhe vizioini juaj, kryetar. Demokracia kërkon iniciativë dhe lidership shumë dimensional dhe përfocim të institucioneve, e kjo është ajo për të cilin BDI-ja ka punuar për këto vite. Edhe pse e vështirë, duke pasur parasyshë se jemi në një shtet multi-etnik por jo e pamundur. Ne si gjeneratë ua kemi borxh fëmijëve tanë tua trasojmë rrugën për një jetë më të mirë e cilësore por gjithmonë duke ua mësuar e rikujtuar rënjët e prejardhjen e kulturën tonë. Nuk mund të shkojmë përpara nëse harrojmë se nga vijmë, deklaroi deputetja Ajdari.

Hisen Xhemaili – Drejtor për mjedisin në MMJPH

Ju po prisni sonte, Ali Ahmetin, figurë politike e 20 viteve të fundit, lider partie I cili sonte ka ardhur këtu me ministra, drejtorë, figurë të cilën përpos shqiptarisë e njohin edhe rajoni. E them këtë për të bër një krahasim me vitin 2001, atëherë kur banorët e kësaj ane, kur u bashkuam me Ahmetin pa e njohur fare. Pse ka ndodhur kjo? Ka ndodhur sepse atëherë i kemi besuar idesë madhore, dhënijes së kushtrimit të tij për të ju bashkangjitur luftës kundër padrejtësive në këtë vend. Kush me pushkë, logjistikë e kush me buk, iu bashkuan Ali Ahmetit dhe e kanë përkrahur deri më sot dhe lirisht ne mund të themi se nuk kemi gabuar që atëherë kemi përkrahur idenë e Ali Ahmetit për tu sjellur dinjitetin shqiptarëve, tha Xhemaili.

Related posts

“Mbështesim planin e paqes për Kosovën”/ Rama në takimin me Scholz: I lumtur që samiti i Procesit të Berlinit do mbahet në Tiranë!

admin

Vendimi për vulën e PD/ KLGJ reagon pas akuzave të demokratëve: Thirrjet për vetëgjyqësi, antikushtetuese!

admin

Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt

admin

Leave a Comment