AKTUALE

Lajm i madh: Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Banner

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po mendohet nëse do të pranoj ofertën për të kandiduar për president të vendit, si propozim nga BDI”, kështu ka deklaruar për Sloboden Peçat një zyrtarë i lartë partiak nga BDI.

Ky propozim sipas mediumit maqedonas vjen pasi Ahmeti shihet si personaliteti më meritor për këtë pozitë shtetërore, e për më tepër do të ishte dhe një veprim i mirëpritur për periudhën e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas S.P, nëse Ahmeti do të jetë kandidat për president, skena politike do të pësonte trazira si në bllokun e partive shqiptare ashtu dhe ato maqedonase, duke pasur parasysh qe me më shumë entuziazëm do të ndiqeshin zgjedhet presidenciale se ato parlamentare.

Nëse Ahmeti pranon propozimin, i bie qe te këtë kundërshtar kryetarin e shkarkuar të ASH-së, Arben Taravarin i cili sot e shpalli veten si “Obama i Maqedonisë” mirëpo nga BDI emër i përfolur për postin e presidentin ka qenë ditë më parë dhe ministri, Bujar Osmani.

Kujtojmë se ditë më parë i pyetur nga mediat lidhur me propozimin e BDI-së për president, kryeministri i vendit, Talat Xhaferi refuzoi të përgjigjet duke thënë se nuk komenton çështje partiake dhe se pyetje të tilla duhet të drejtohen tek selia qendore e BDI-së në Tetovë.

Banner

Related posts

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin.

Gjyla Halili

Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

Gjyla Halili

VLEN:BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

Gjyla Halili