AKTUALE

Taravari: Kasami do të jetë bartës liste në zonën e 6 zgjedhore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë promovimit të kandidaturës së tij për president tha se kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka ofruar të zgjedh mes bartësit të listës në njësinë e 6 zgjedhore dhe kandidaturës për president. Taravari tha se mbrëmjen e djeshme ka vendosur që të zgjedh kandidaturën për president.

“Të jem korrekt deri në fund. z.Bilalli, kryetari i Besës më ka ofruar të zgjedh, a do president apo bartës në Njësinë Zgjedhore numër 6, por së bashku në analiza me shokë me miq dhe me dashamirë, edhe me njerëz që kanë sens se si duhet të veprohet, si duhet të lëvizet tutje, unë zgjodha që të jem kandidat për president, kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6”

Banner

Related posts

Është publikuar lista e kompanive ndërtimore që kanë mbetur pa licenca

Gjyla Halili

Shpallet fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Gjyla Halili

Dauti: VLEN-i në shërbim të VMRO-së dhe LSDM-së, kundër shqiptarëve

Gjyla Halili