AKTUALE

Seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime për zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHZ-së

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime për sot në ora 13:00 ka caktuar seancë, në të cilën pritet të diskutohet për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), bazuar në propozimet e partive politike.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, në një deklaratë të shkurtër ka konfirmuar se kandidati Zulfi Adili i propozuar nga Partia Demokratike Europiane i Arjanit Hoxhës është tërhequr nga kandidatura e tij dhe se kandidati i propozuar nga koalicioni opozitar shqiptar Lëvizja Evropiane për Ndryshim mbetet në “garën” për anëtar të KSHZ-së – Abdush Demiri.

Opozita shqiptare ka kohë që bojkoton Kuvendin me deputetët e saj për faktin se nuk u zgjodh propozimi i tyre për anëtar të KSHZ-së.

Banner

Related posts

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Artit

Gjyla Halili

Fronti Europian në Ohër, Osmani: Oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë

Gjyla Halili

Osmani: Rusia e sheh Ballkanin Perëndimor si platformë për ta minuar Evropën (VIDEO)

Gjyla Halili