AKTUALE

Zyberi: Nuk u tradhtova nga Ali Ahmeti për postin e kryeministrit

Banner

Naser Zyberi, nuk ndjehet i tradhtuar nga BDI-ja, e cila në fushatën e zgjedhjeve të kaluara e promovoi atë si kandidat për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoni, ndërsa pas zgjedhjeve përfundoi si Avokat i Popullit. Zyberi në intervistë për Alsat, tha se pas formimit të qeverisë në vitin 2020, me Ali Ahmetin ka rënë dakord që ta ushtrojë detyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa BDI-ja të vendos për emrin e kryeministrit teknik.

“Për këtë çështje kam qenë i konsultuar, kam qenë i informuar dhe kemi rënë dakord që unë të vazhdoj detyrën që kam aktualisht ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim të bëjë zgjidhjen që e ka bërë në këtë rast”, u shpreh Zyberi.

Alsat: Pra, nuk ndjeheni të tradhtuar?

“Nuk ndjehem, absolutisht”, tha Zyberi në Intervistë për Alsat.

Banner

Related posts

Dallime mes partive shqiptare për njësitë zgjedhore në Maqedoni

admin

Ajradini nga Pde godet Mickoskin dhe Toshkoskin: Larg duart nga Drejtësia

Gjyla Halili

Komunikacioni në vend zhvillohet pandërprerje

Gjyla Halili