Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha është pritur sot në Tuz të Malit të Zi nga Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi z. Nikë Gjeloshaj, Ministri i Administratës Publike z. Marash Dukaj dhe deputeti i Kuvendit të Malit të Zi z. Nikollë Camaj, njëherit udhëheqës të “Forumit Shqiptar” në Mal të Zi.
Në një takim të përzemërt dhe vëllazëror, Kryetari Berisha përgëzoj udheheqësit e “Forumit Shqiptar ” për suksesin e jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, ku fituan komunën e Tuzit për herë të dytë dhe për fitoren madhe të shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare në këtë shtet. Dr. Berisha shprehu mirënjohjen e tij dhe të “VATRËS” për këtë sukses, për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe inkurajoj faktorin politik shqiptar atje që të unifikohen dhe të koordinohen për prosperitet të qëndrueshëm të bashkëkombasve tanë në shtetin mik të Malit të Zi.
Zëvendëskryeinistri Gjeloshaj informoj Kryetarin Berisha me angazhimet e lidershipit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, me rolin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore, që për synim kanë avansimin dhe prosperitetin e gjithmbarshëm të shqiptarëve si dhe angazhimin për një shtet demokratik, pro-perëndimor dhe me qëllime të qarta për integrimet euro-atlantike.
Kryetari Berisha vlerëoj punën dhe përkushtimin e bashkëkombasve tanë si faktor i rëndësishëm në institucionet e Malit të Zi, ju ofroj mbështetje të parezervë nga ana e Federatës Panshqiptare “VATRA”, pastaj i njoftoj nikoqirët për punën dhe dinamikën e shtuar që “VATRA” po zhvillon në muajt e fundit si organizata më e vjetër dhe më prestigjioze e shqiptarëve të Amerikës.
Kryetari Berisha ka takuar Presidentin e Shqipërisë, dhe gjatë kësaj vizite pune do të takoj udhëheqësit e Kosovës dhe lidershipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.