AKTUALE

Bekteshi: LEN-i para një viti është fotografuar me VMRO-në dhe Apasievin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21.

Duke folur për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se shqiptarët e dinë se kush i mbron interesat e tyre duke rikujtuar se LEN-i i sotshëm para një viti e gjysmë ka tentuar të bëj koalicion me Apasievin dhe VMRO-në për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti.

“Është çështje e partive opozitare që të merren me propaganda të cilat nuk i takojnë momentit për të cilin flasim, është me rëndësi që ta zhbllokojmë rrugën për në bashkimin evropian dhe jo të bëhen mashë e politikave joevropiane e VMRO-DPMNE që ka probleme konceptuale sa i përket mënyrës sesi duhet të zhvillohet vendi dhe si duhet të drejtohet Maqedonia e Veriut.

LEN-i para një viti është fotografuar me VMRO-në dhe Apasievin, koalicioni i 61-it që nuk ndodhi atëherë, por qytetarët e dinë kush i mbron interesat e tyre.”- tha Bekteshi.

Banner

Related posts

ALI AHMETI DO TË MBAJË FJALIM HISTORIK NË PRISHTINË

Gjyla Halili

Faton Ahmeti së bashku me Arjanit Hoxha në iftar të përbashkët me KV ”Vicë”

Gjyla Halili

Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

Gjyla Halili